Diskriminimi i shqiptarëve nga Komuna e Graçanicës, ministri Krasniqi paralajmëron suspendimin e kryetares

Elektricitetin e ujësjellësin e kanë gati, pasi investuan me paratë e tyre private. Por shtëpitë e banorëve shqiptarë as nuk u nisën të ndërtohen, tash e 6 vjet në fshatin Çagllavicë të Graçanicës

Elektricitetin e ujësjellësin e kanë gati, pasi investuan me paratë e tyre private. Por shtëpitë e banorëve shqiptarë as nuk u nisën të ndërtohen, tash e 6 vjet në fshatin Çagllavicë të Graçanicës.

Me arsyetimin se nuk kanë qasje në rrugë, Komuna e Graçanicës nuk lëshoi asnjë leje ndërtimi që nga viti 2018 për banorët shqiptarë në këtë zonë. Ani pse vetë e kanë detyrim të shtrojnë rrugë, tash ata nuk po e pranojnë si dhuratë as këtë rrugë që banorët e shtruan me vetëfinancimin e tyre.

Përveç këtyre, ata u detyruan edhe të mbledhin paratë për ndriçimin e lagjes, për shkak të mosinteresimit nga pushteti lokal.

Prandaj, përmes peticionit, qindra banorë iu ankuan Avokatit të Popullit për shkeljen e të drejtave kushtetuese, duke u thirrur në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Mirëpo kur kanë kaluar katër muaj që kur ky institucion iu drejtua me një shkresë kryetares së Graçanicës, ende nuk ka përgjigje.

“Jemi në dërgim të shkresës së dytë duke kërkuar informacione nga kryetarja në fjalë, pasi kthimi i përgjigjeve është obligativ dhe jemi në hetim e sipër, dhe në momentin që do të kemi përfundim, do të dalim e bëjmë publike..” ka thënë Petrit Çollaku, zëdhënës i Avokatit të Popullit

Kjo qasje vjen pas vërejtjeve për lëshimin e lejeve për shqiptarë, që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ua bëri pushtetarëve në këtë komunë kur i vizitoi në 2018.

E këta po ua plotësojnë dëshirën duke u bazuar në një rregullore të shfuqizuar, për të cilën Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me 16 janar të këtij viti i kërkoi specifikisht të mos bazohen.

“Organet e komunës, gjatë procedurave të lëshimit të lejeve ndërtimore të mos bazohet në Rregulloren Nr. 03/18 KG e cila është shfuqizuar dhe është në kundërshtim me dispozita ligjore në fuqi. Drejtoria e urbanizmit të ndalojë masën diskriminuese duke refuzuar pajisjen e palëve me leje ndërtimore”, kanë deklaruar për T7 nga MAPL-ja.

Për dallim nga Institucioni i Avokatit të Popullit, MAPL-së i kthyen përgjigje, por gjithnjë në mbrojtje të rregullores së paligjshme.

“Rregullorja nuk përmban dispozita diskriminuese në asnjë pjesë dhe nuk është miratuar në dobi apo në dëm të asnjë komuniteti. Me shpresën se do të bisedoni me kolegët tuaj dhe do të jeni objektiv në analizimin e dokumenteve, presim bashkëpunim të mëtejshëm në formën e një takimi ndërmjet ekipit tonë dhe tuajit”, janë arsyetuar nga Komuna e Graçanicës.

E një takim i tillë për shmangie të zbatimit të ligjit, po vlerësohet i padobishëm nga ministri Elbert Krasniqi.

Në rast se vazhdohet njëlloj, paralajmërohet suspendimi i kryetares së Graçanicës, Liljana Shubariq.

“MAPL e ka ekskluzivitetin me e propozu në mbledhje të Qeverisë suspendimin e kryetarit dhe më pas merret gjykata kompetente”, ka deklaruar ministri Elbert Krasniqi. T7 merr vesh se Krasniqi ishte personalisht në Graçanicë, por Liljana Shubariq nuk pranoi të takohet me të. Ashtu, siç nuk pranoi të takohet as me ekipin e T7 këtë të premte.

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika