“Diskursi politik për dialogun duhet të ndërrohet, Serbia ka potencial ta përsëris krimin në veri”

Diskursi politik në Kosovë do të duhej të ndryshonte kundrejt dialogut dhe tashmë narrative sovjetike që i është dhënë Kosovës dhe Serbisë në emër të normalizimit të marrëdhënieve do të duhej të rishikohej, ka thënë njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, teksa në anën tjetër teksa është pyetur se në rast se Serbia nuk ndëshkohet, a mund ta përsëris krimin dhe a ka potencial për ta bërë atë, avokati Shkëlzen Sopjani thotë se nuk përjashtohet si mundësi

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, ka thënë se diskursi politik për dialogun Kosovë-Serbi duhet të ndërrohet.

I ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku bashkë me avokatin Shkëlzen Sopjani po diskutohet mbi faktet e njëpasnjëshme për përfshirjen e Serbisë në sulmin ndaj Kosovës, Pula ka thënë se Serbia e ka dëshmuar prej shumë kohësh që nuk është një fqinje që do ta pranojë realitetin politik.

“Diskursi politik në Kosovë do të duhej të ndryshonte kundrejt dialogut dhe tashmë narrative sovjetike që i është dhënë Kosovës dhe Serbisë në emër të normalizimit të marrëdhënieve do të duhej të rishikohej. Serbia e ka dëshmuar prej shumë kohësh tashmë që nuk është një fqinje që ta pranojë realitetin politik dhe të krijojë fqinjësi të mirë ë raport me Kosovën”, tha ai.

Në anën tjetër, teksa është pyetur se në rast se Serbia nuk ndëshkohet, a mund ta përsëris krimin dhe a ka potencial për ta bërë atë, avokati Shkëlzen Sopjani thotë se nuk përjashtohet si mundësi.

“Nuk përjashtohet kjo mundësi, ata kanë potencial, kanë kapacitete diversive pasi që edhe grupi që ishte shumica prej tyre janë të padëmtuar dhe janë ende aktiv. Kështu që potenciali ekziston, mundësia për ta përsëritur është ndoshta më e vogël se që ishte pasi KFOR-i ka rrit prezencën atje dhe institucionet tona e kanë rritur vigjilencën”, tha ai.

Se a ka arritur Qeveria e Kosovës që ta deshifrojë qëndrimin serb, avokati Sopjani vlerëson se kjo nuk është një gjë e panjohur.

“Kjo nuk është që ka qenë diçka e padeshifruar apo e panjohur pasi që Serbia historikisht ka qenë aleat jo i sinqertë i Perëndimit dhe aleat i sinqertë i Rusisë, i përfaqëson interesat e Rusisë. Dihet që Rusia ka ndikim të jashtëzakonshëm në Serbi”, tha ai.

Po ashtu ai shtoi se Bashkësia Ndërkombëtare e ka më të qartë se qasja e vitit të fundit nuk është se po kryen punë “sepse Serbia prapë po del ajo e njëjta. Kjo është parë edhe në javët e fundit me theks të veçantë në ngjarjen në veri”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika