Diskutimet e SHBA-së për Asociacionin, heshtin Qeveria e Opozita

Tash e dy ditë, Qeveria nuk tregon qëndrimin e saj rreth diskutimit për Asociacionin që Ambasada Amerikane në Prishtinë do ta mbajë më 31 janar. Gjatë kësaj kohe, të heshtura vazhdojnë të qëndrojnë edhe partitë opozitare. Njohës të rrethanave politike thonë se ky veprim i SHBA-së është indikator i dështimit të bisedave me Qeverinë që ajo ta nisë vet themelimin e Asociacionit

Qeveria e Republikës së Kosovës

Presioni ndërkombëtar për Asociacionin i nisur fillimisht prapa dyerve të mbyllura, dhe më pas në publik, tani është bartur në terren.

Por, për diskutimin rreth themelimit të tij, të cilin më 31 janar do ta organizojë Aambasada e SHBA-së në Prishtinë, nuk dihet qëndrimi zyrtar i Qeverisë.

Ekzekutivi tash e dy ditë nuk i është përgjigjur pyetjeve të televizionit Dukagjini se si e vlerëson organizimin e një diskutimi të tillë, marrë parasysh qëndrimin kundër të saj rreth kësaj çështjeje.

I vetmi që ka konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimet e SHBA-së është Nenad Rashiq, ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti.

Rashiq kërkon që marrëveshja për Asociacionin të zbatohet.

E, qëndrimin e tij e ka mirëpritur ambasadori gjerman, Joern Rohde.

“Është mirë të dëgjosh se ministri i Kosovës Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar për këtë çështje më 31 janar në Ambasadën amerikane në Prishtinë”, ka deklaruar Rhode.

Organizimin e këtij diskutimi nuk e kanë komentuar akoma partitë opozitare. PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e televizionit.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka paralajmëruar për të martën e ardhshme një diskutim për këtë Asociacion, ku ka thënë se janë ftuar përfaqësues të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe politikanë të tjerë.

Qëllimi, sipas ambasadës, është të avancohet mirëkuptimi i ndërsjellë për angazhimin lidhur me Asociacionin në mbështetje të Dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Diskutimet do të zhvillohet sipas rregullit të quajtur “Chatham House”, i cili u lejon pjesëmarrësve të përdorin informacionet, por nuk mund të zbulojnë identitetin e as përkatësinë e folësve.

Asociacioni nuk mund të krijohet pa Qeverinë e Kosovës, vlerëson analisti Artan Muhaxhiri.

Por, sipas tij, as Ekzekutivi nuk mund të ketë punë normale, veçanërisht në raport me ndërkombëtarët pa e trajtuar këtë obligim.

“Ky veprim është indikator se të gjitha bisedimet prapa kamerave në katër sy kanë dështuar. Pra, me vet faktin që tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të obliguara që të veprojnë në këtë mënyrë, pra ta bëjnë një lloj paralelizmi në raport me Qeverinë e Kosovës, kjo tregon se më nuk ka hapësirë për diskutime dhe për gjetje të ndonjë rruge të ndërmjetme në rrugë normale diplomatike”, ka deklaruarArtan Muhaxhiri, analist.

I fundit që kërkoi nisjen e diskutimeve për themelimin e Asociacionit është Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili mbrëmjen e së martës telefonoi kryeministrin Kurti.

Shija e redaktorit

Albina Kelmendi dhe familja do të performojnë në natën e...

Shqipëria e cila këtë vit prezantohet nga Albina Kelmendi me familje me këngën “Duje”, do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale, më 11...

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Më të lexuarat

Në Kuvendin e Serbisë kërkohet mbyllja e kufijve për kosovarët që...

Slavisha Ristiq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka kërkuar që të mos u lejohet hyrja në Serbi, kosovarëve që...

WhatsApp lëshon përditësimin e ri  për t’i lejuar njerëzit të...

WhatsApp ka lansuar një përditësim të madh të ri për t'i lejuar njerëzit të bisedojnë edhe në mes të mbylljeve të internetit. WhatsApp ka lansuar...

IKD: Shteti ka dështuar në rastin “Kobra”

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se rasti “Kobra” paraqet një shembull të dështimit të sistemit të drejtësisë, i cili, sipas tyre, ka...

Të fundit nga rubrika