Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur i gatshëm t’i presë sërish në takim palët, për të arritur kompromis lidhur me çështjen e dinarit, pas dështimit të takimit të shtatë të tyre në Bruksel.

Kështu ka njoftuar Lajçaku në një postim në platformën X, pas takimit trepalësh të mbajtur të mërkurën në Bruksel.

“Prita për herë të 7-të kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë mbi implikimet e rregullores së BQK-së. Fatkeqësisht, palët nuk arritën të arrijnë marrëveshje. Jam gati të pres përsëri palët nëse ato tregojnë gatishmëri për të arritur një zgjidhje të përkohshme të pëlqyeshme reciprokisht”, ka shkruar ai në X.

Hosted the Chief negotiators of Kosovo and Serbia for the 7th time on the implications of the CBK regulation. Regrettably, the Parties did not manage to reach an agreement. I’m ready to host the Parties again if they show readiness to reach a mutually agreeable temporary solution https://t.co/ifIuKOojyp pic.twitter.com/w8MEYeqTcv

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 15, 2024