“Diskutimi për gjendjen në shëndetësi” Haxhiu: Kurti do të duhej të ishte prezent në këtë seancë

"Kurti sot do të duhej të jepte llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazitë e pakënaqësitë e pacientëve e profesionistëve shëndetësorë", ka deklaruar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të duhej të ishte i pranishëm në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore.

Kjo pasi, sipas tij, Kurti do të duhej të jepte llogari për “degradimin e sistemit shëndetësor” në Kosovë.

“Në këtë debat do të duhej të ishte prezent Albin Kurti…për të dhënë përgjegjësi për dështimin në shëndetësi, edhe si kryeministër, edhe si kryetar i Komitetit ekzekutiv për shëndetësi. Kurti sot do të duhej të jepte llogari për degradimin e sistemit shëndetësor, pabarazitë e pakënaqësitë e pacientëve e profesionistëve shëndetësorë” ka deklaruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika