Diskutimi për të gjetur zgjidhje për zbatimin e ligjit në veri të Kosovës
Ish–kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AKK), Ramush Haradinaj, diskutimin e bërë përgjatë takimit me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, e ka quajtur të begatë. “Gjatë darkës në rezidencën e […]
Ish–kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AKK), Ramush Haradinaj, diskutimin e bërë përgjatë takimit me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, e ka quajtur të begatë.
“Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës”, ka shkruar Hardinaj.
“Dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë”, ka shtuar ai.
Haradinaj ka vlerësuar se ShBA-ja është aleat dhe mik i besueshëm i Kosovës.















