Në “Debat Plus” është shfaqur një tekst i gazetës nga arkivi, ku shkruan se në kohën e luftës 37 familje ishin distancuar nga familja e Maliq Shehollit.

Aty po ashtu thuhet se 44 familjarë “në pajtim me anëtarët e familjeve, përgjithmonë distancohen nga veprimet e Maliq e Fatmir Sheholli”.

Ky distancim ishte bërë për shkak të dyshimeve se të dy kanë qenë në shërbim të pushtuesit serb në kohën e luftës me Kosovën.

Për ta mbrojtur shefin e tij, reagoi Milazim Gashi, i cili tha se punon në organizatën Instituti për afirmimin e mardhënjeve ndëretnike (IAMN), ku si drejtor shërben Fatmir Sheholli.

Kryetari i bordit të kësaj organizate, Milazim Gashi, tha se Fatmir Sheholli punon edhe për instanca shtetërore.

“Fatmir Sheholli është strukturë e shtetit të Kosovës, ai është bartës i informatave të caktuara, klasifikuara, e shfrytëzojmë atë në instancën e dijes së tij cka ka punu”, tha ai.

Moderatori Panduri pastaj ia bëri me dije se ka informata që Sheholli nuk punon për AKI-në ashtu si pretendoi Gashi.

Image