Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kalojnë në gjysmëfinale të Kampionatit të Hapur Evropian

Dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë siguruar kalimin në gjysmëfinale, pas fitoreve të marra në Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Prishtinë.

Xhudistet Gjakova dhe pastaj Krasniqi kanë marrë fitore për të kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 57 kilogramë.

Nora siguroi fitoren me ‘ippon’ pas një luftë shumë të fortë me sllovenen Kaja Kajzer.

Në gjysmëfinale, ajo do të ndeshet me Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë.

Në anën tjetër, Distria e nisi kampionatin ky raund dhe mori fitore përball bullgares Ivelina Ilieva.

Në gjysmëfinale, ajo do të ndeshet me Timna Nelson Levy të Izraelit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika