Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos Baku 2023.

Xhudistja kosovare ka pësuar humbje në finale nga japonezja Kisumi Omori, pas tri vërejtjeve të marra nga gjyqtarët.

Disi arkëtoi 700 pikë olimpike Paris 2024.

Ndryshe, Distria Krasniqi ka mposhtur në gjysmëfinale medalisten olimpike Odette Giuffirida.

Në çerekfinale mposhti me Ippon në sekondat e para, garuesen nga Maroku, Soumiya Iraoui.

Distria në gjysmëfinale mposhti me tri dënime për Ippon në vazhdime, garuesen italiane, Odette Giuffrida, nënkampione olimpike nga Rio 2016.

27-vjeçarja që është edhe kampione Olimpike, po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pas orës 16:00 garon Nora Gjakova në finalen e -57 kg.