Distria Krasniqi: Medaljen ia dedikoj krejt Kosovës
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, duke sjellë një tjetër sukses të madh për Kosovën. Pas një përballje të fortë në finale, Krasniqi nuk arriti të mposhtë kundërshtaren e saj, Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani, duke siguruar kështu vendin e dytë në podium. Ajo është shprehur e lumtur për […]
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, duke sjellë një tjetër sukses të madh për Kosovën.
Pas një përballje të fortë në finale, Krasniqi nuk arriti të mposhtë kundërshtaren e saj, Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani, duke siguruar kështu vendin e dytë në podium.
Ajo është shprehur e lumtur për medaljen e argjendtë, megjithëse ka theksuar se kishte synuar medaljen e artë.
Distria ka pranuar se përqendrimi i saj ishte më i lartë në gjysmëfinale, gjë që mund të ketë ndikuar në performancën e saj në finale.
Megjithatë, ajo mbetet krenare për arritjen e saj dhe shpreson që edhe Nora Gjakova do të ketë sukses në garën e saj të hënën.
“Jam e lumtur. E kam thënë, kënaqësi me qenë në podium. Duhet me marrë të artën por nuk ndodhi ashtu. U fokusova shumë në gjysmëfinale, ndoshta andaj isha më pak e fokusuar në finale. Finalen e kam lënë si anash. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse kam qenë si në gjumë në finale. Por prapë jam e lumtur, medalje të argjendtë në olimpiadë. Po shpresoj që edhe Nora ka suksese nesër me mu bashkëngjit edhe mu”, është shprehur ajo pas meçit final.
“Kam qenë shumë e përgatitur dhe e kam ditur se do të shkoja deri në finale. Medaljen ia dedikoj trajnerit, klubit, familjes e krejt Kosovës”, ka thënë tutje Krasniqi.
Distria Krasniqi fiton medaljen e argjentë në Olimpiadën e Parisit 2024















