Distria Krasniqi për herë të katërt medaliste e artë

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”, që kampionja olimpike është shpallur për herë të katërt medaliste e artë

Distria Krasniqi

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Jerusalem të Izraelit. Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, Krasniqi e mposhti britaniken Chelsie Giles, kjo u bë e ditur nga Federata e Xhudos e Kosovës.

Ndaj saj realizoi herët aksion për uazari, ndërsa më pas e kontrolloi luftën deri në fund.

Me të artën në Masters, Distria i ka fituar plot 1800 pikë në ranglistën botërore.

Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.

Distria në xhiron e parë ishte e lirë. Më pas në xhiron e dytë e kaloi amerikanen Angelica Delgado. Me fitore ndaj spanjolles Ana Perez Box, zuri vend në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale ishte më e mirë se hungarezja Reka Pupp.

Kështu Distria Krasniqi e mbyll me medalje të artë një vit të suksesshëm të saj. Në janar ajo fitoi të artën në Grand Prix të Portugalisë. Në shkurt fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, ndërsa në Evropian, në fund të prillit fitoi medaljen e bronztë.

Në qershor garoi në Grand Slamin në Tbilisi dhe në Lojërat Mesdhetare në Oran. Fitoi dy të arta. Menjëherë në korrik ishte e dyta në Grand Prix në Zagreb, kurse në tetor, në Kampionat Botëror, fitoi medaljen e bronztë.

Distria në Masters ishte bartësja e gjashtë. Giles ishte bartësja e pestë. Aktualisht Distria është e shtata në ranglistën botërore, por do të përparojë për disa pozita pas suksesit në Jerusalem.

Ndryshe, pas pak për të bronztën do të luftojë xhudistja Nora Gjakova.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika