Dita 6 e barrikadave, vendoset një e re në Zubin Potok
Kjo rrugë ishte e hapur dhe e kalueshme një natë më parë. Por, mbrëmjen e të mërkurës përmes 3 mjeteve të rënda u pamundësia kalimi në të. Megjithëkëtë, banorët ishin të shpejt në gjetjen e një rruge alternative, bile atë po e përdorin edhe forcat e KFOR-it, të cilët vazhdimisht po patrullojnë përreth barrikadës. Me […]





Kjo rrugë ishte e hapur dhe e kalueshme një natë më parë. Por, mbrëmjen e të mërkurës përmes 3 mjeteve të rënda u pamundësia kalimi në të.
Megjithëkëtë, banorët ishin të shpejt në gjetjen e një rruge alternative, bile atë po e përdorin edhe forcat e KFOR-it, të cilët vazhdimisht po patrullojnë përreth barrikadës.
Me makina jo, por me këmbë banorët serbë po i kalojnë barrikadat gjatë së enjtes.
Por, për dallim prej barrikadës së fundit afër së cilës KFOR-i vetëm po parakalon kohë pas kohe, në tjetrën barrikadë në Rudare të Leposaviqit, patrullat e KFOR-it kanë një pikë statike tash e disa ditë.
Qarkullim nuk duket të ketë e as qytetarë serbë nuk shihen në anën tjetër të barrikadave, veçse rruga vazhdon të jetë e bllokuar.
Përderisa forca të KFOR-it ka gjithandej në komunat veriore, prezencë më të madhe të Policisë së Kosovës vazhdon të ketë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.
Patrullimi i tyre po vazhdon zakonshëm në disa pika statike e edhe në lëvizje, përderisa shpeshtim i patrullimeve është vërejtur nga forcat e KFOR-it e EULEX-it.
Qytetarët thonë se policia po u ofron siguri, e barrikadat po i quajnë provokime që do të përfundojnë shpejt.
Barrikadat e para janë vendosur të shtunën nga serbët në shenjë proteste për shkak të arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, ndërkohë që thirrje kanë bërë edhe ndërkombëtarët për largimin e tyre.




















