Dita Botërore e Çokollatës
Më 7 korrik, bota feston Ditën Botërore të Çokollatës. Me historinë e saj që daton rreth 2500 vjet më parë në atë që tani është Meksika jugore. Çokollata e cila gëzon popullaritet në mbarë botën, thuhet të ketë arritur për herë në Evropë më 7 korrik të vitit 1550. Duke uruar gjithë juve që lexoni […]
Më 7 korrik, bota feston Ditën Botërore të Çokollatës. Me historinë e saj që daton rreth 2500 vjet më parë në atë që tani është Meksika jugore.
Çokollata e cila gëzon popullaritet në mbarë botën, thuhet të ketë arritur për herë në Evropë më 7 korrik të vitit 1550.
Duke uruar gjithë juve që lexoni këtë artikull Ditën Botërore të Çokollatës, më poshtë po rendisim disa fakte për çokollatën:
1.Në të kaluarën çokollata përdorej si para
Në kohën e Majave, thuhet se fasulet e kakaos ishin përdorur si valutë për shkak që konsiderohej me më shumë vlerë se ari. Kultivimi i këtyre fasuleve ishte i kufizuar.
2. Çokollata e bardhë nuk është çokollatë e vërtetë
Në mënyrë që të klasifikohet si çokollatë e vërtetë, një produkt duhet të përmbaj kakao. Çokollata e bardhë nuk përmban kakao, por vetëm gjalpë kakao.
3. Mund të vdisni nëse hani shumë çokollatë
Çokollata përmban nivele të larta të një stimuluesi të fuqishëm të quajtur ‘theobromine’. Kështu, konsumimi i tepërt i saj mund të shkaktojë dështim të zemrës, dëmtim akut të veshkëve dhe dehidratim.
Një arsye më shumë që ngërnia në një sasi më të madhe, t’i kushtohet vetëm Ditës Botërore të Çokollatës.
4. Evropianët e kosumojnë shumë çokollatën
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kakaos, evropianët hanë pothuajse gjysmën e gjithë çokollatës që prodhohet në botë.
Çokollata është e mirë për shëndetit, mirëpo mos harroni, që të jetë më e shëndetshme për ju dukhet të përmbajë sa më shumë kakao. Më shumë kakao do të thotë edhe më shumë yndyra dhe pak më shumë kalori.
Gëzoni sot, Ditën Botërore të Çokollatës duke shijuar disa nga çokollatat tuaja të preferuara.















