Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Haxhiu: Gazetaria me integritet është shërbim për qytetarët dhe Republikën

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që punojnë me integritet për ta mbajtur të saktë dhe të ndershme hapësirën publike.

Haxhiu ka theksuar se epoka e informimit të shpejtë sjell sfida të mëdha në dallimin e fakteve nga interpretimet, duke nënvizuar rëndësinë e mediave profesionale dhe gazetarëve të përkushtuar në informimin e drejtë të qytetarëve, njofton Dukagjini.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, mirënjohje për të gjithë ata që punojnë me integritet për ta mbajtur të saktë dhe të ndershme hapësirën tonë publike. Epoka jonë karakterizohet me ritëm të shpejtë informimi, ndaj sfidat për ta dalluar faktin nga interpretimi janë gjithnjë e më të mëdha. Roli i mediave profesionale dhe i gazetarëve të përkushtuar mbetet thelbësor për informimin e drejtë të qytetarëve sepse kur e vërteta cenohet, kur lajmi ngatërrohet me manipulim, kur gjysmë të vërtetat ia zënë vendin fakteve dhe kur interesat e fshehura flasin në emër të publikut, qytetari e humb orientimin dhe demokracia dobësohet”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka falënderuar të gjithë punonjësit e mediave që verifikojnë faktet dhe i shërbejnë publikut me ndershmëri, duke theksuar se gazetaria me integritet mbetet një shërbim i rëndësishëm për qytetarët dhe shtetin.

“Hapësira publike ka nevojë për ndershmëri, për fakte, për verifikim dhe përgjegjësi. Këto janë vlera që e forcojnë besimin dhe e mbajnë të shëndetshme demokracinë tonë. Falënderoj të gjithë punonjësit e mediave që verifikojnë faktet, transmetojnë lajmet dhe i shërbejnë publikut me ndershmëri! Gazetaria me integritet është shërbim për qytetarët dhe për Republikën”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika