Dita e 306-të e luftës në Ukrainë

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, në Twitter, ka bërë të ditur se nga vijat e frontit në ditën e 306-të të luftës, të papërkulur ndaj sulmeve ruse, ushtarë ukrainas kanë shtruar darkën për Krishtlindje

Darka e krishtlindjes nga ushtarët ukrainas nga vijat e frontit

E hëna e 26 dhjetorit, shënon ditën e 306-të të luftës në Ukrainë, pas pushtimit të nisur nga Rusia, më 24 shkurt.

As sulmet nga Rusia nuk i ndaluan trupat ukrainase ta festojnë Krishtlindjen.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, përmes një postimi në Twitter, ka publikuar një fotografi ku ushtarë ukrainas shtruan darkë për këtë festë nga vijat e frontit.

Ndryshe, luftimet kanë detyruar miliona ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre, me mijëra njerëz të vrarë e të plagosur dhe me dëme të shumta, si pasojë e luftimeve në tokë dhe bombardimeve ajrore.

Gjithçka që duhet të dini në ditën e 306-të invazionit rus në Ukrainë

Gjatë së hënës, një sulm ukrainas me dron në bazën bombarduese Engels në Rusinë jugore, ka lënë të vdekur tre persona, thotë Moska.

Mbrojtja ajrore thuhet se rrëzoi dronin, por rënia e mbeturinave shkaktoi viktima në sulmin gjatë natës.

Rusia akuzon Ukrainën për kryerjen e një sulmi të ngjashëm në aeroport, shtëpia e bombarduesve strategjikë, më 5 dhjetor. Baza shtrihet rreth 500 km në veri-lindje të kufirit me Ukrainën.

Ndër të tjera, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se perëndimi po përpiqet të “shkëputë” Rusinë, duke pretenduar se ofensiva e tij në Ukrainë synon “të bashkojë popullin rus”.

Në një intervistë të transmetuar në televizionin kombëtar, Putin tha se “kundërshtarët gjeopolitikë të Rusisë [kishin] synuar të copëtonin Rusinë, Rusinë historike … Përçaj dhe pushto, kjo është ajo që ata gjithmonë kanë kërkuar të arrijnë dhe ende po kërkojnë të bëjnë,” shtoi Putin. “Por qëllimi ynë është i ndryshëm: është të bashkojmë popullin rus.”

Putin pretendoi se Rusia ishte e gatshme të negocionte me të gjitha palët e përfshira në luftën në Ukrainë, ndërsa akuzoi Kievin dhe aleatët e tij perëndimorë për “refuzim” për të negociuar.

Kievi dhe aleatët e tij dyshojnë se pretendimet e Putinit janë një dredhi për të blerë kohë, pas një sërë humbjesh dhe tërheqjesh ruse në fushën e betejës.

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se Putini “duhet të kthehet në realitet”, pasi udhëheqësi rus pretendoi se Moska ishte gati për negociata.

“Është ‘e qartë’ se Rusia ‘nuk dëshiron negociata, por përpiqet të shmangë përgjegjësinë’”, shkroi Podolyak në Twitter.

Ndërkaq, të dielën, alarmet për sulm ajror u dëgjuan në të gjithë Kievin dhe në pjesën më të madhe të Ukrainës

Tre punonjës ukrainas të urgjencës vdiqën kur një minë shpërtheu teksa po çminonin pjesë të rajonit Kherson.

“Të tre shërbyen me vetëmohim … dhe kryen detyrën e çminimit të territoreve të çliruara nga armiku në rajonin Kherson,” tha shërbimi i urgjencës Zhytomyr, në faqen e tij në Facebook.

Shkalla e avancimit të forcave ruse në zonën Bakhmut të Ukrainës lindore, ndoshta është ngadalësuar ditët e fundit, sipas analistëve.

Në përditësimin e tij më të fundit, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) citoi një bloger ushtarak rus të thoshte se forcat ukrainase kishin shtyrë elementë të kompanisë ruse private mercenare, grupin Wagner, në pozicionet që ata mbanin ditë më parë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, përdori fjalimin e tij të fundit me video për të thënë se ukrainasit do të festonin Krishtlindjen duke qëndruar të papërkulur, pavarësisht sulmeve ruse që kanë lënë miliona pa energji.

Duke folur 10 muaj pas pushtimit të Rusisë, Zelensky tha se “ndërsa liria kishte një çmim të lartë, skllavëria do të kushtonte më shumë”.

Moska thuhet se është gati të rifillojë furnizimin me gaz në Evropë, përmes tubacionit Yamal-Europe.

“Tregu evropian mbetet i rëndësishëm, pasi mungesa e gazit vazhdon, dhe ne kemi çdo mundësi për të rifilluar furnizimet,” citoi media shtetërore ruse Tass, tha të dielën, zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak.

Ndërkaq, Parlamenti rus po përgatitet të prezantojë një normë më të lartë taksimi për njerëzit që janë larguar nga vendi, siç kanë bërë shumë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika