Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka njoftuar për aktivitetet e fushatës zgjedhore, duke theksuar se dita ka nisur herët me takime dhe angazhime në disa qytete të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka bërë të ditur se gjatë ditës do të zhvillojë aktivitete në Istog, Klinë, Mitrovicë dhe Prishtinë, si dhe do të marrë pjesë në një emision televiziv.
Ai ka thënë se qëllimi i këtyre takimeve është dëgjimi i qytetarëve, prezantimi i programit politik dhe forcimi i mbështetjes për ndryshim.
“Kosova ka nevojë për lidership që bashkon, për vizion që zhvillon dhe për vendosmëri që vepron”, ka shkruar Gashi.