Dita e 8-të e grevës, punëtorët s’pajtohen me pagë nën 400 euro neto

Ka vazhduar edhe sot greva e 250 punëtorëve teknikë të Universitetit të Prishtinës dhe të Qendrës së Studentëve, me kërkesën për rritjen të pagave. Mirëpo sot grevistët nuk u lejuan të hyjnë brenda objektit në Qendrën e Studentëve, ndërsa UP-ja ka propozuar një rritje, por me të cilën nuk janë pajtuar punëtorët

Që nga ora 7 e mëngjesit janë duke qëndruar ulur para objektit të konviktit numër pesë.

30 punëtorë të Qendrës së Studentëve kanë vazhduar sot ditën e tetë të grevës me kërkesën për rritje të pagave, vetëm se për dallim nga ditët e kaluara, atyre sot nuk iu lejua hyrja brenda objektit.

Adile Rexhepi thotë se tash e sa ditë pronari i kompanisë nuk po merret me kërkesën e tyre.

“Kur kemi ardhë në ora shtat këtu, kur jemi afru për më hy në korridor, recepsionistët janë duke e mbajt derën me çelës dhe s’po na lajnë me hy, po thonë shkepnu nëpër konvikte”., ka deklaruar Adile Rexhepi, Punëtore në Qendrën e Studentëve.

Por për kërkesën e tyre një përgjigje e ka dhënë pronari i kompanisë private të pastrimit.

Arben Kuqi i ka thënë Dukagjinit se nga të hollat vetanak u ka ofruar rritje të pagës për 20 euro, por ata sipas tij, kanë refuzuar.

“Jon te kontraktun me neve në bazë të kontratës që kemi me Qendrën e Studentëve, punëtorë që janë aty kanë kërku nga Qendra e Studentëve rritjen e pages, nëse e bojnë ata rritjen ne pajtohemi, por përderisa e kemi të nënshkrume një kontrat me Qendrën e Studentëve ne nuk mundemi me rrit pasi është paraparë paga bruto prej 320 euro”, ka deklaruar Arben Kuqi- Kompania e pastrimit “Beni”.

Ngjashëm si këtu, ditën e tetë të grevës e kanë vazhduar edhe punëtoret teknikë të Universitetit të Prishtinës.

Por, situata e tyre është ndryshe.

Kontrata e kompanisë aktuale skadon muajin e ardhshëm, andaj dhe UP-ja ka përpiluar një ofertë të re, ku rritja për pozitën më të ulët, atë të rojës parashihet të jetë 42 euro cila e çon lartësinë e pagës në 322 euro, pagë përafërsisht e ngjashme që ka propozuar për pozitën e pastruesit.

Për tenderin e ri, UP-ja ka buxhet më të lartë për rreth 800 mijë euro për shërbimet e sigurimit dhe pastrimit, por njëkohësisht është paraparë rritje e numrit të nëpunësve dhe orëve të shërbimit.

Në një situatë të tillë, sipas tyre, pamundësohet rritja më e madhe e pagave.

“Edhe këta parametra nuk kanë lënë hapësirë për ngritje më të madhe të lartësisë së minimumit të pagës bruto, pasi kjo do të ndikonte pastaj në rritjen edhe të vlerës së parashikuar të kontratës”.

Por me këtë propozim që ndonëse nuk iu dorëzua zyrtarisht, nuk u pajtuan vetë punëtorët.

“Punëtoret në mënyrë unanime kanë vendosur se do të dalin nga greva vetëm atëherë kur marrin zyrtarisht vendimin që do të jetë paga 400 euro neto. Ne jemi bazuar në këtë duke u nisur nga ligji I pagave I shërbyesve civil”, ka thënë Jusuf Azemi- Sindikata e Sektorit Privat.

Data e fundit për të aplikuar për këtë tender ishte 23 shkurti.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika