Dita e Dëshmorëve të Hanit të Elezit

Sot Hani i Elezit shënon 29 Gushtin – Ditën e Dëshmorëve të kësaj komune.

Në këtë ditë kujtohen me respektin më të lartë ata që dhanë jetën e tyre për më të shtrenjtën liri.

25 vjet më parë në Puset e Nikës u bë rivarrimi i ushtarëve të rënë në fronte të ndryshme të luftës, andaj nga ajo ditë e deri më sot, 29 Gushti shënohet si Dita e Dëshmorëve të Hanit te Elezit, tani e radhitur edhe në kalendarin e festave zyrtare të kësaj komune.

Krahas 8 dëshmorëve të rënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hani i Elezit dha edhe 7 dëshmorë të tjerë në fronte të tjera të luftërave çlirimtare dhe dhjetëra të tjerë gjeten vdekjen si pasojë e dhunës serbe dhe asaj maqedonase mbi shqiptarët e kësaj ane.

Sakrifica e tetë dëshmorëve të rënë në luftën e UÇK-së u nderua nga ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili me vendimin e tij dekoroi me urdhrin Hero i Popullit të Kosovës të gjithë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika