Dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, Kurti: Dëshmorët vulosën angazhimin për liri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i ka kujtuar sot në ditën e tyre, të gjithë dëshmorët shqiptarë të rënë në të gjitha etapat e të kaluarës së kombit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e përfaqësojnë grupin e fundit të madh të të rënëve për liri, duke theksuar se ata janë të vetmit “që e kanë vulosur angazhimin e tyre për vendin”.

Duke kujtuar 5 majin si ditën e dëshmorëve të kombit shqiptar, kryeministri Kurti shkroi në Facebook se liria e fituar nga dëshmorët është mundësi për vetëvendosje dhe përparim.

“5 maji është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë. Andaj sot i kujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë në të gjitha etapat e së kaluarës sonë. Trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje dhe përparim. Dëshmorët janë dëshmi e orëve të historisë, dëshmitarë të historisë së kombit. Jeta, vepra dhe rënia e tyre përcillen si mësime dhe frymëzime ndër breza. Çmimi i lirisë është paguar me gjakun e dëshmorëve, andaj jeta e tyre është e paçmueshme në të gjitha kohët”, ka deklaruar ai.

Kurti shtoi se detyrë e të gjallëve dhe e brezave të ardhshëm është angazhimi dhe përpjekja për atdheun e lirinë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika