Sot, e enjte, Forca e Sigurisë së Kosovës hap dyert për qytetarët në kuadër të Ditës së Forcës, nga ora 09:00 deri në 14:00.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, nga ora 09:30, do të jenë të pranishëm udhëheqës të lartë shtetërorë, mysafirë dhe ambasadorë të vendeve mike.

Qytetarët mund të vizitojnë kazermat e FSK-së edhe në Prizren, Pomozotin, Istog, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan, ku do të ekspozohen kapacitetet ushtarake të forcës.

“Në të gjitha kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, qytetarët do të kenë mundësi të shohin kapacitetet ushtarake të cilat do të jenë të ekspozuara në këtë ditë feste”, thuhet në një njoftim.

Në Kosovë më 27 nëntor shënohet “Dita e Forcës”, që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).