Fushata dhjetëditore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit po vazhdon në ditën e gjashtë.
Gjatë ditës së sotme, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, do të mbajë konferencë për media në selinë e partisë në Prishtinë.
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubime zgjedhore në Fushë Kosovë dhe Gjakovë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë aktivitete në Mitrovicë, Istog dhe Prishtinë.
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë fushatën me tubime në Viti, Gjilan dhe Kamenicë, kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë tubim elektoral në Prizren.
Fushata zgjedhore përfundon më 7 qershor në orën 07:00, kur hapen qendrat e votimit për qytetarët e Kosovës.
Ndërkohë, Demokracia në Veprim do të prezantojë gjetjet për pesë ditët e para të fushatës zgjedhore.