Sipas rezolutës 1244 në bazë të së cilës edhe vepron KFOR-i në Kosovë, këta të fundit kanë në mandat që t’u sigurojnë qytetarëve të Kosovës, lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fenë apo vendin ku jetojnë.

Por, ani pse janë bërë 4 ditë që kur të paktën gjashtë barrikada janë vendosur në  Veri të Kosovës misioni i KFOR-it nuk ka marr ndonjë veprim në terren për t’i larguar ato.

Për situatën në këtë zonë dhe mundësinë e largimit të barrikadave RTV Dukagjini i ka adresuar pyetje Misionit të NATO-së në Kosovë.

Por, ka ky mekanizëm i sigurisë nuk kanë kthyer përgjigje.

Pavarësisht kësaj KFOR-i ka bërë një reagim në Twitter ku pos komenteve politike, thuhet se ky mision është i plotësisht i aftë që të përmbush mandatin e tij sipas rezolutës 1244.

Për situatën në veri ka folur edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, që ka thënë se pjesëtarët e KForit po e monitorojnë vazhdimisht situatën.

“NATO është shumë e për qëndruar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Kemi një histori atje, ku kemi ndihmuar në përfundimin e dy luftërave në Bosnjë e Hercegovinë e më vonë në Kosovë. Sigurisht, vazhdojmë të jemi prezent. Forcat e NATO-s, KFOR-i me afër 4 mijë pjesëtarë që luan një rol qendror në stabilitet. Forcat tona janë të gatshme dhe vigjilente, e ndjekin situatën nga afër. NATO dhe Bashkimi Evropian po punojnë ngusht dhe mesazhi im për palët është që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe veprimet provokuese dhe të ndihmojnë në uljen e tensioneve në Kosovë”, ka deklaruar, Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Por, në largimin e shpejt të barikadave nga ana e Kforit ka besim, dikur komandanti i FSK-së,  gjenerali Kadri Kastrati.

Veçse sipas tij KFOR-i po ndjek një rrugë politike e diplomatike.

“Unë shohë se ata janë duke marrë politik e diplomatik fillimisht janë duke biseduar me palën serbe me Beogradin që t’i bindin Serbet e Veriut që t’i largojnë barrikadat vetë por nëse nuk i largojnë ata, unë Pres ë KFOR-i t’i largojë Barrikadat siç kishte vepruar në vitin 2011, ku KFOR-i Gjermanë  dhe Amerikën kanë zbarkuar edhe i kishin larguar me dhunë barrikadat”, ka thënë Kadri Kastrati Ish Gjeneral i FSK-së.

Përderisa për krijimin e barrikadave e fajëson qeverinë e Beogradit, njohësi i çështjeve të sigurisë Avni Islami thotë se KFOR po pret vendim politik e meqë është përgjegjësi e tyre, as Policia e Kosovës nuk po vepron.

“Të gjithë i kanë dënuar vendosjen e barrikadave KFOR-i, BE-ja SHBA-ja, është një vendimi politik sepse po të lejohej  Policisë së Kosovës ato barrikada do të ishin larguar”, ka deklaruar Avni Islami Njohës i Sigurisë.

Serbët e veriut kanë vendosur barrikadat të shtunën, kjo si formë proteste kundër arrestimit të ish-policit Dejan Pantiç, i cili dyshohet se është përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe policisë.