Dita e konsumatorit, për dy muaj 214 ankesa

Qytetarët kanë treguar për mashtrimet që iu bëhen gjatë blerjeve të produkteve. Këto deklarime janë bërë pikërisht më 15 mars kur shënohet Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit

15 marsi është Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, e pikërisht në këtë ditë qytetarët kanë treguar për mashtrimet që iu bëhen gjatë blerjeve të ndryshme. Vetëm për këta muaj të parë të vitit 2023, janë 214 ankesa që janë dorëzuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga konsumatorët.

Janë ata pa të cilët, dyqanet, maketet dhe bizneset e  tjera nuk do të mund të funksiononin, por konsumatorët në Kosovë nuk janë shumë të kënaqur me trajtimin që iu bëhet në momentin e blerjeve të produkteve.

Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve,  disa prej tyre kanë treguar për mashtrimet që shpesh iu bëhen.

“Respekt për konsumator nuk kanë fare, centët si kthejnë kurrë,  po ja u kërkove si japin kurrë”, ka thënë një qytetar.

“Krejt është në rregull, tek produktet çka janë jashtë afatit në rregull i hjekin, komës pas asnjëherë problem”, është shprehur një qytetar tjetër.

“Kurrfarë respekti s’kanë për konsumatorë. Kemi ankesa pasi nuk na shërbejnë si duhet,  pastaj çmimet janë shumë të shtrenjta”, ka thënë një tjetër qytetar.

Numri i atyre që kanë dorëzuar ankesa në departamentin e  Ministrisë së Tregtisë, duket të jetë goxha i lartë për këta dy muaj e gjysmë të viti 2023.

Krye inspektorja në MTI, Lebibe Haliti ka bërë të ditur se vazhdimisht ka rritje të vetëdijesimit të konsumatorëve, derisa ankesat më të shpeshta janë për mashtrime me çmime.

“Gjatë këtij viti kemi pranuar 214 ankesa të konsumatorëve, kurse gjatë vitit të kaluar kemi pasur mbi 1000 ankesa që parashtrohen përmes departamentit për mbrojtje të konsumatorëve. Ankesat kryesisht kanë të bëjnë për mospërputhje të çmimit, mos kthim i produktit,  mos përputhje e garancionit pastaj zbritjet mashtruese por edhe të natyrave të ndryshme”, ka thënë Haliti.

E gjoba për bizneset në momentin kur verifikohet ankesa, mund të jenë relativisht të larta.

“Ne kemi të drejt deri në 1000 euro të shqiptojmë gjobë dhe mbi 1000 euro gjobat drejtohen në gjykatat kompetente. Në bazë të ligjit të mbrojtjes së  konsumatorit gjoba më e lartë është rreth 20.000 euro. Gjatë këtij vitit kemi shqiptuar gjoba nga 1000 euro”, ka thënë tutje Haliti.

Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për televizionin kanë bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe, janë asgjësuar produktet të makinerive e elektrike me prejardhje nga Kina, të cilat janë cilësuar si të pasigurta.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika