Mijëra qytetarë janë mbledhur edhe të enjten në Prishtinë, në ditën e nëntë të protestave nën moton “Jo në emrin tim”, kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protestat lidhen me dënimet me gjithsej 81 vjet burgim ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Gjatë protestës së së enjtes është mbajtur edhe një minutë heshtje në nderim të Afrim Bunjakut, rreshterit të Policisë së Kosovës që u vra tre vjet më parë në sulmin e armatosur në Banjskë.