Dita e paharruar për Anel Rashkajn

Në krahun e majtë e mbante shiritin e kapitenit, e në supe shumë presion.

Anel Rashkaj, gjatë ndeshjes historike Kosova - Haiti

Në stadiumin “Adem Jashari” nuk mund të gjeje ulëse te lirë.

As reshjet e shiut nuk i ndalën shqiptarët nga të gjitha trojet për të shkuar në Mitrovicë.

Kosova e luajti ndeshjen e parë miqësore në patronatin e FIFA-s.

Kjo ditë mbetet e paharrueshme për të gjithë shqiptarët, e veçanarisht Anel Rashkajn.

Në krahun e majtë ai e mbante shiritin e kapitenit, e në supe shumë presion.

“Ka qenë një pritje e gjatë. Duke e ditur se çfarë rrethanash kanë qenë, ajo lojë do mbetet një moment historik, që nuk përsëritet asnjëherë. Është një ditë e paharruar. Është një nga ndeshjet më të veçanta në karrierën time”, tha Rashkaj fillimisht për RTV Dukagjinin.

Ish-mesfushori kishte ndjenja të përziera gëzimi, krenarie, e një brengë që së bashku me shokët mos t’i dëshpërojnë shikuesit.

“Kemi pasur emocione të mëdha. Kishim ndjenja të papërshkrueshme. Por, e kishim një lloj presioni në vete, mos të paraqitemi keq. E gjithë ajo pritje, e gjithë ajo atmosfërë, të gjithë sytë e shqiptarëve ishin nga ne. Por, falë Zotit u paraqitem mirë”.

Ai tregoi se në atë grumbullim, skuadra nuk pati asnjë stërvitje së bashku.

“Ka pasur shumë ndryshime nga viti në vit. Janë ndërruar shumë futbollistë. Në grumbullimin me Haitin, nuk kemi pasur asnjë stërvitje së bashku. Ka qenë shumë e vështirë”.

Pas ndeshjes, ai tha se euforia ishte e madhe.

“Pas ndeshjes ka qenë një eufori e madhe nga të gjithë. Sepse, më në fund e lujtëm atë ndeshjen e parë zyrtare dhe pastaj filluam të planifikojmë për të ardhmen”.

Kur gjyqtari e sinjalizoi përfundimin e ndeshjes, rezultati ishte 0-0, por kjo nuk kishte shumë rëndësi.

Kosova i theu kufinjtë e izolimit në futboll.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika