Dita e tetë e fushatës zgjedhore

Fushata prej 10 ditësh për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit ka nisur më 28 maj e do të zgjasë deri më 7 qershor në orën 7 të mëngjesit, kur do të hapen qendrat e votimit.

Lëvizja Vetëvendosje do ta nisë pasditen me tubim zgjedhor në Drenas, duke vazhduar më pas në Skënderaj dhe duke e përmbyllur ditën me tubim në Mitrovicë.

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë tubime në Dragash, Prizren dhe Rahovec, ku pritet të prezantojë programin e saj para qytetarëve.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojë takime elektorale në Vushtrri, Podujevë dhe Prishtinë, në kuadër të ditës së tetë të fushatës.

Sipas agjendës së publikuar, tubimet do të zhvillohen sipas këtij orari:

Lëvizja Vetëvendosje

  • 16:00 – Drenas (Shtëpia e Kulturës)
  • 17:30 – Skënderaj (Restoranti “Freskia”)
  • 19:30 – Mitrovicë

Partia Demokratike e Kosovës

  • 17:00 – Dragash (Bresanë, oborri i shkollës)
  • 18:30 – Prizren (Sheshi Shadërvan)
  • 19:30 – Rahovec (Parku i qytetit)

Lidhja Demokratike e Kosovës

  • 18:00 – Vushtrri
  • 19:30 – Podujevë
  • 20:30 – Prishtinë

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika