Dita e tretë, Asambleja e Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit mban sesionin e votimit
Ridvan Emini··
Në ambientet e Hotel Dukagjini në Pejë ka vazhduar punimet Asambleja e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkëtarisë. Në ditën e tretë u zhvillua sesioni i votimit, ku delegatët morën vendime të rëndësishme për të ardhmen e federatës dhe drejtimet strategjike të saj. Gjatë këtij sesioni u mbajtën gjithashtu fjalime frymëzuese nga përfaqësues […]
Në ambientet e Hotel Dukagjini në Pejë ka vazhduar punimet Asambleja e Përgjithshme e Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit dhe Bjeshkëtarisë.
Në ditën e tretë u zhvillua sesioni i votimit, ku delegatët morën vendime të rëndësishme për të ardhmen e federatës dhe drejtimet strategjike të saj.
Gjatë këtij sesioni u mbajtën gjithashtu fjalime frymëzuese nga përfaqësues të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit global dhe te ruajtjes se vlerave te alpinizmit e ngjitjes sportive.
I pari i Federatës Ndërkombëtare te Alpinizmit dhe Bjeshkëtarisë, kanadezi Peter Muir është shprehur i ngazëllyer me rrjedhën e Asamblesë dhe organizimin e saj.
Gjate ditës se sotme u mbajtën edhe ligjëratat e trajnimit “MSS Course”, të fokusuara ne standardet e sigurisë malore dhe zhvillimin e praktikave më të mira në alpinizëm dhe ngjitje sportive.
Pjesëmarrësit paten mundësinë të ndajnë përvoja dhe njohuri me ekspertë ndërkombëtarë, duke thelluar bashkëpunimin profesional ne nivel global.
Anëtari i Bordit në Federatën e Bjeshkëtarisë së Kosovës, Raif Gjikolli ka folur për rëndësinë e organizimit te një ngjarjeje të tillë globale në vendin tonë.
Ky është rasti i parë që një federatë ndërkombëtare e nivelit më të lartë në fushën e sportit dhe alpinizmit zhvillon asamblenë e saj vjetore në Republikën e Kosovës.