Dita e tretë në Strasburg, Konjufca takon delegacione të shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare të KiE-së
Në ditën e tretë të qëndrimit në Strasburg, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka zhvilluar takime me disa delagacione të shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, grupe politike dhe udhëheqës të komiteteve. Konjufca është takuar me kryesuesin e delegacionit francez në APKE, Bertrand Bouyx i shoqëruar nga anëtarët e delegacionit francez, kryesuesin e delegacionit […]
Në ditën e tretë të qëndrimit në Strasburg, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka zhvilluar takime me disa delagacione të shteteve anëtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, grupe politike dhe udhëheqës të komiteteve.
Konjufca është takuar me kryesuesin e delegacionit francez në APKE, Bertrand Bouyx i shoqëruar nga anëtarët e delegacionit francez, kryesuesin e delegacionit turk, Ahmet Yildiz i shoqëruar nga anëtarët e delegacionit turk, zv.udhëheqësen e Grupit Socialist, Demokrat dhe të Gjelbërit, Selin Sayek Böke, kryesuesen e Komitetit për Barazi dhe mosdiskriminim, Mariia Mezentseva, si dhe kryesuesin e Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut, Damien Cottier.
Kryeparlamentari Konjufca ka bërë të ditur se me ta ka biseduar për procesin e anëtarësimitt ë Kosovës në KiE.
“Biseduam për procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës. Bashkëbiseduesit i njoftova me të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe pakicave kombëtare. Po ashtu shkëmbyem pikëpamje për tema të tjera me interes dhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka thënë ai.
Në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, sipas Konjufcës, Republika e Kosovës ka marrë vëmendje të posaçme dhe mbështetje të theksuar nga eurodeputetët për anëtarësim.















