Dita Kombëtare e Francës, Osmani: Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe të gjithë popullin francez për nder të Ditës Kombëtare. Ajo është shprehur se shteti i Kosovës është krenar për partneritetin e qëndrueshëm të bazuar në vlerat e përbashkëta. “Përshëndetje të sinqerta për Presidentin Emmanuel Macron dhe miqve tanë francezë, ndërsa ju festoni […]
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe të gjithë popullin francez për nder të Ditës Kombëtare.
Ajo është shprehur se shteti i Kosovës është krenar për partneritetin e qëndrueshëm të bazuar në vlerat e përbashkëta.
“Përshëndetje të sinqerta për Presidentin Emmanuel Macron dhe miqve tanë francezë, ndërsa ju festoni 14 korrikun – Ditën tuaj Kombëtare! Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të bazuar në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ne bashkohemi me ju në festimin e kësaj dite të veçantë ndërsa kërkojmë t’i forcojmë më tej lidhjet tona,” shkruan Osmani në “X”.















