Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur me dhunë, plagët mbesin ende të hapura

Edhe 24 vjet pas luftes, ende nuk dihet asgjë për fatin e 1621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe

Kosova këtë të enjte shënon Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur.

Edhe 24 vjet pas luftes, ende nuk dihet asgjë për fatin e 1621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe.

Forumi i Shërbimit Civil të Paqes në Kosovë ka një thirrje për qytetarët.

“Për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, më 27 prill në ora 20:30, ftojmë të gjithë qytetarë/et e Kosovës t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë apo banesat e tyre për 5 minuta”, thuhet në thirrjen e këtij forumi.

Në nder të të pagjeturve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të bëjë homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.

Edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), përmes një aktiviteti, shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.

Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” prezanton dokumentarin për krime të luftës “Krimet e pandëshkuara të Serbisë 1981-1999”, me rastin e Ditës Kombëtare të të pagjeturve.

Ndërkaq, në orët e mbrëmjes jepet shfaqja teatrore “Babai dhe Babai”.

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë, Kuvendi i Kosovës dhe “Integra”, me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998-1999 janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, shumica dërrmuese shqiptarë.

Prej këtyre viktimave, 76 për qind besohet se ishin civilë. Ndërkaq, për nga përkatësia etnike, 10 mijë e 794 janë shqiptarë, 2 mijë e 197 serbë, kurse të tjerët u përkasin përkatësive të tjera etnike.

Një plagë tjetër e luftës janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të pagjetur, kryesisht shqiptarë.

Në përfundim të misionit të tij, Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka rekomanduar që vendet e ish-Jugosllavisë ku përfshihej edhe Kosova, t’i hetojnë dhe trajtojnë krimet që janë kryer në territorin e këtyre vendeve.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika