Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur
Këtë të premte, më 30 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve të Kosovës. Kjo datë është ditë që përkujtohet fati i njerëzve që me dhunë e pa vullnet u larguan nga vendi i tyre, ku ende nuk dihet asgjë për ta. E lidhur me këtë, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, […]
Këtë të premte, më 30 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve të Kosovës.
Kjo datë është ditë që përkujtohet fati i njerëzve që me dhunë e pa vullnet u larguan nga vendi i tyre, ku ende nuk dihet asgjë për ta.
E lidhur me këtë, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës mbajnë homazhe.
Po ashtu, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut do të zhvillojë një aksion simbolik nga ora 18:00 në sheshin “Skënderbeu”, ata nisin aksionin “Dera e Pritjes”.
Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.















