“Ditë historike!”, Meloni: U prekëm, ministrat shqiptarë folën të gjithë italisht

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh shumë e lumtur pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë në Romë, ku u nënshkruan 16 marrëveshje të ndryshme, kryesisht në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake.

“Një ditë që për marrëdhëniet tona dypalëshe, mund të përshkruhet historike. Jo sepse është hera e parë që dy qeveritë tona takohen në këtë mënyrë, por edhe për shkak të sasisë që marrëveshjeve që janë nënshkruar. Marrëdhëniet tona shkojnë përtej interesave reciproke. Të gjithë u prekëm kur gjatë takimit, folën më shumë se 20 ministra, dhe të gjithë në italisht, pa pasur nevojë për përkthim. Kjo tregon se sa shumë Italia ka qenë pikë referimi për Italinë”, tha Meloni.

Ajo vuri në dukje faktin se Italia është partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë, me mbi 3000 biznese italiane që veprojnë në vendin tonë.

Meloni gjithashtu tha se ka rënë dakord me Ramën për organizimin e një organizimi i një forumi biznesi brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2026./A2CNN

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika