Komuna e Deçani ka njoftuar për organizimin e aktiviteteve përkujtimore me rastin e 5 dhe 6 Majit – Ditët e Dëshmorëve dhe Martirëve të kësaj komune.
Sipas agjendës, aktivitetet nisin në orën 09:00 me homazhe në Deçan, për të vazhduar më pas në disa fshatra të komunës.
Në orën 10:00 do të mbahen homazhe në Gllogjan, dhe më pas në disa fshatra tjera.
Në orën 11:00, në Qendrën Rinore në Deçan, do të mbahet një ekspozitë dhe program i përgatitur nga nxënësit e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”.
Aktivitetet përkujtuese do të vazhdojnë pasdite me homazhe në fshatra tjera të komunës.
Këto aktivitete organizohen në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të komunës, duke përkujtuar sakrificën e tyre për liri.
