Ditët e para të çlirimit, rrëfim nga ish-zyrtari për informim i KFOR-it

Më 12 qershor dhe në ditët e para të çlirimit të Kosovës në mesin e 30 mijë ushtarëve të NATO-s që hyn ishte edhe Kenneth Andersen. Norvegjezi që për mbi gjashtë muaj shërbeu si zyrtar për informim i KFOR-it, në një intervistë për TV Dukagjinin ka rrëfyer për ditët e para të pasluftës, shkatërrimin dhe vuajtjet e civilëve që janë përjetësuar e ruhen përmes fotografive

Për ditë me radhë në territorin e Maqedonisë, ushtarët e NATO-s stërviteshin për përballjen me forcat serbe në Kosovë.

Më 10 qershor në Kumanovë, Serbia e kishte nënshkruar kapitullimin, por asgjë nuk i lihet rastit.

Më 12 qershor e kaluan kufirin, u pritën si heronj të gjallë nga populli.

Pak ditë më vonë në Kosovën e çliruar e të shkatërruar erdhi edhe norvegjezi Keneth Andersen.

25 vjet pas çlirimit, ish-zyrtari për informim i KFOR-it, për TV Dukagjinin ka rrëfyer për përjetimet e asaj kohe.

“Kur erdha në Kosovë pashë shumë plagë të pasluftës, shumë ndërtesa të djegura, refugjatë që po ktheheshin ende, dhe shumë shkatërrime. Por gjithashtu shumë njerëz mikpritës. Prishtina ishte shumë më ndryshe, kishe shumë trafik, shumë makina ushtarake, dhe njerëzit shisnin gjithçka në rrugë. Ishte fillimi i rindërtimit të shoqërisë”, ka thënë Andersen.

Andersen ishte me grupin e parë të qendrës kryesor për informim në Prishtinë. Ai u bë mësues për shumë gazetarë të rinj dhe ua mësoi hapat e parë të ecjes drejt demokracisë dhe informimit. Me dorën e tij, e syrin mbi objektivin e aparatit, Andersen e shumë kolegë të tij ndanë momente që do të mbeten përgjithmonë dëshmitë e ditëve të para të lirisë.

Norvegjezi që Kosovën e ka në zemër e nuk e ka harruar asnjëherë, flet për mikpritjen e dashurinë nga populli, pamjet tregojnë vet.

Plisbardhi me dy gishtat e demokracisë, lotët e lirisë, lulet për çlirimtarët e NATO-s pas luftës së UÇK-së, Prishtina e çliruar, e fotografi si kjo që tregojnë gërmadhat e makinerisë ushtarake të Serbisë të djegura shkrumb e hi nga bombardimet 78 ditore të NATO-s.

Andersen që tash punon si profesor i gazetarisë në Norvegji, vjen shpesh në Kosovë. Në sytë e tij shteti po përparon, e për popullin që po i gëzon këto të mirat e ka vetëm një porosi.

“Unë thjesht do të festoja shumë fort, edhe pse për shumë prej qytetarëve jeta me standarde të mira ende nuk është e arritshme. Koncepti i lirisë dhe i Pavarësisë ia vlen të festohet. Ky është rezultati më i rëndësishëm i intervenimit të NATO-s më 1999, e që unë mendoj se ishte ndërhyrje e duhur për të parandaluar gjenocidin. Por gjithashtu edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte shumë e nevojshme në vitin 2008”, ka dekalruar Andersen.

Ish-zyrtari për informim i KFOR-it që është i pasionuar pas fotografisë e historisë së Kosovës, vlerëson se Kosova është në kahen e duhur, e politikanët e kanë përgjegjësinë që të mos e humbin as drejtimin e as rrugën.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika