Ditët vendimtare për Kuvendin, kushtetuesja ende po shqyrton dekretin për zgjedhje

Gjykata Kushtetuese ende është duke e shqyrtuar lëndën për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të masës së përkohshme. Analistët e juristët thonë se vendimi i kushtetueses duhet të sqarojë çdo dilemë, që do të shërbejë edhe për të ardhmen

Tek kanë mbetur edhe 8 ditë, deri në skadim të masës së përkohshme të vendosur mbi dekretin e Presidentes që e shpërndau legjislaturën e 10-të të Kuvendit, gjyqtarët e Kushtetueses janë ende nuk e shqyrtuar këtë rast.

Në një përgjigje të këtij institucioni thuhet se vendimi do të merret pasi të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesën nga pala parashtruese.

“Vendimi përkitazi me këtë rast do të merret pasi që të shqyrtohen të gjitha aspektet kushtetuese të pretendimeve të bëra në kërkesë nga pala parashtruese, në përputhje me Kushtetutën, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Gjykatës.”- Gjykata Kushtetuese 

Juristi Anton Nrecaj bazuar në praktikat e së kaluarës, tregon se janë dy opsione çka mund të vendos Kushtetuesja.

“Duke thënë se dekreti i presidentes ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën për shkak se nuk janë shtjerr të gjitha mundësitë për tu zgjedhur presidenti dhe se nga ana tjetër mund të konstatojë që me qe nëse është nxjerr dekreti dhe ka marr fuqi ligjore dhe mund të konstatojë që mund të dërgoje vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme, dhe opsioni i dytë është që ta shpall kundërkushtetues dhe jep mundësi afatit 60 ditor nga momenti kur është iniciuar procedura për presidentin dhe nëse brenda kësaj periudhe nuk arrihet që të zgjedhjet presidenti atëherë vendi do duhej të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.”, ka thënë Anton Nrecaj – Jurist

Ndërkohë, analisti Afrim Kasolli thotë se Gjykata duhet të sqarojë të gjitha dilemat që lidhen me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese jam i bindur se nuk guxon ta neglizhojë këtë dimension dhe ta trajtoj se si duhet të sillet Kuvendi i Kosovës në raport kur e shpërfill një detyrim kushtetues që ka qenë i qartë.”, ka thënë Afrim Kasolli – Analist

Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme deri më 31 mars, duke ndaluar çdo veprim të presidentes në lidhje me Dekretin për shpërndarje të Kuvendit por edhe ndaloi çfarëdo veprimi të këtij institucioni.

Dekreti u nxor pasi Kuvendi në ditën e fundit të afatit kushtetues dështoi të zgjedhë presidentin, ndërkohë që mandati i saj përfundon më 4 prill.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika