Dittrich komfirmon rikthimin e AKA-së në EQAR dhe ENQA

Në një konferencë të mbajtur për media në Prishtinë, Presidenti Drittrich EQAR-it është shprehur i bindur për rikthimin e AKA-s në ENQA dhe EQAR

Presidenti i EQAR-it, Karl Dittrich

Presidenti i EQAR-it, Karl Dittrich, ka thënë se Agjencia e Kosovës për Akreditim do të kthehet shpejt në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Ai kështu tha në një konferencë për media së bashku me ministren e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, duke shtuar se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë të punojnë për të plotësuar kushtet për rikthim.

“Është kënaqësi të jem sërish në Kosovë pas momentit tragjik që e kishim më 2018 kur AKA u largua nga ENQA dhe EQAR. Ne kemi ardhur këtu dhe kemi diskutuar me anëtarë të komisionit për arsim, me shoqërinë civile si dhe me institucionin qendror. Ne jemi absolutisht të bindur se me punën që është duke u bërë, AKA do të kthehet në Enqa dhe Eqar në një periudhë të shkurtër. Ne jemi optimist dhe e inkurajojmë AKA-në të punojë që të bashkohet në organizatat evropiane”, ka thënë ai.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se është meritë e Qeverisë që ka arritur të afrojë rikthimin në ENQA dhe EQAR.

“Ne kemi garantuar si institucion pavarësinë institucionale të Agjencisë për Akreditim, kemi finalizuar ligjin për AKA dhe konsideroj se kemi dërguar një draft shumë të mirë të ligjit, të cilin kemi marrë konfirmimin dhe lëvdata edhe nga presidenti i ENQA-s”,tha Arbëria.

Ministrja e MASHTI-it, Arbërie Nagavci

Ajo tha se është siguruar objekti për AKA-në.

“Kemi siguruar objektin për AKA dhe kemi planifikuar buxhetin dhe po e ndihmojmë AKA për rritjen e stafit, duke eliminuar të gjitha procedurat burokratike të AKA-së. Edhe vetë AKA ka bërë hapa përpara dhe ka zbatuar të gjitha rekomandimet e ENQA”.

Në vitin 2014, AKA-ja u pranua në ENQA, kurse në vitin 2015 në EQAR, mirëpo të dyja e përjashtuan për shkak të ndërhyrjeve politike në këtë agjenci të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, dhe ish-ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Ish-kryeministri Haradinaj, më 28 janar 2020 derisa ishte ende në detyrë Gashit, përjashtoji ENQA-ne nga AKA-ja ,ndërsa në shtator të vitit 2017, ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, shkarkoi komplet Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë.

MRSH-i miraton Ligjin e ri për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika