Divorci, dukuri negative apo zgjidhje e duhur?

Divorci në martesë duhet përdorur si mjeti i fundit mirëpo shpeshherë si zgjidhja më e përshtatshme ka thënë psikologia Tringa Dedi, sipas saj arsyeja kryesore e divorceve është mungesa e komunikimit

Xheneta Asllani, Tringa Dedi

Divorci një dukuri në rritje që cilësohet negative, mirëpo në raste të caktuara është e vetmja zgjidhje.

Sonte në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, u diskutua për një temë prekëse, atë të ndarjes apo divorcit.

E ftuar në emision ishte psikologia Tringa Dedi, e cila foli për dukurinë e divorcit, duke e cilësuar si mjetin e fundit që duhet përdorur në një martesë, mirëpo shpeshherë zgjidhjen më të përshtatshme.

Psikologia deklaroi se arsyet e ndarjeve janë të shumta, mirëpo gjithmonë pikënisjen e kanë në çift, e pas ndarjes lindin arsye tjera, si ndikimi i familjeve të burrit apo gruas, por që sipas saj ato nuk janë arsye kryesore, por vetëm mund të ndihmojnë që një lidhje me probleme të përfundojë.

Dedi e ka cilësuar mungesën e komunikimit si arsyen më kryesore të divorceve, duke shtuar se duhet të bëhet shpesh shprehja e dashurisë nga të dy anët, dhe duhet treguar partnerit rëndësinë që ka për ty.

Ajo ka theksuar se secili çift duhet kuptuar se martesa nuk është e njëjtë me jetën para saj kur dy persona janë vetëm në lidhje, pasi pas martesës detyrat duhet të ndahen, gjë që nuk bëhet shpesh tek ne, pasi barra bie në shumicën e kohës tek gratë.

Dedi ka shtuar se edhe rrjetet sociale janë një shkak që ndikojnë në divorcet në çift.

Megjithatë një arsye që pak flitet dhe duket më e çuditshme sipas saj, është hargjimi i dashurisë, që mund të ndodhë dhe nuk është e turpshme sipas saj t’i tregohet partnerit që nuk e do më. Në raste të tilla divorci është zgjidhje më e mirë sesa qëndrimi në një gënjeshtër.

Po ashtu sipas psikologes divorci është më i mirë edhe në rastet kur ka zënka të vazhdueshme, e këto ndikojnë edhe në rritjen e fëmijëve dhe mirëqënien e tyre. Dedi thekson se nuk duhet qëndruar në një martesë që nuk ka shpresë, vetëm shkaku i fëmijëve.

Ajo megjithatë ka nënvizuar faktin se pas ndarjes, as babai e as nëna nuk duhet t’i flasin fëmijëve për njëri tjetrin dhe të tentojnë të krijojnë armiqësi.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika