Djali i dëshmorit kërkon dorëheqjen e Kurtit pas deklaratave për Ivanoviqin

Organizatori i protestës është shprehur kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për ish-politikanin serb, Oliver Ivanoviq, për të cilin kishte thurur lavde, edhe pse i njëjti ishte dënuar për krime lufte

Organizatori i protestës

Një djalë dëshmori i cili nuk u prezantua me emër e mbiemër, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,  për shkak të deklaratave të tij për ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq, i cili u vra para pesë vjetësh.

Djali i dëshmorit, i cili është edhe njëri nga organizatorët e protestës që po mbahet para Qeverisë së Kosovës, e ka quajtur të turpshme deklaratën e Kurtit.

Kurti nuk e kishte përmendur faktin që Oliver Ivanoviq, ishte dënuar nga gjykata për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Kurti kishte pasur vetëm lëvdata për ish-politikanin serb.

Organizatori i protestës, tha se Kurti ka tentuar ta amnistojë Oliver Ivanoviqin për krimet që ai i ka bërë.

“Rasti i fundit është elozheja që i thuri Ivanoviqit, ideatorit të krimeve ndaj popullsisë shqiptare, i cili u shpall fajtor para ligjit. Ky veprim i Kurtit ishte tronditje e radhës dhe fyerje e rëndë për të gjithë ne. Fjalët e Albin Kurtit për të ishin shigjetat që ranë mu në mes të plagëve që ky popull i ka të hapura. Amnistimi që i bëri Ivanoviqit, ishte amnisti për mizoritë që aparati serb i ndihmuar nga ivanoviqë të tjerë i bëri ndaj nesh”, ka thënë ai.

Fjalimi i Kurtit, sipas tij, ishte “rasti më i shëmtuar si një kryeministër shkel përmbi historinë e popullit të vet”.

Në protestë u panë edhe deputetë të PDK-së dhe aktivistë të PSD-së.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika