Të mërkurën më 27 dhjetor do të jetë një vizitë e veçantë në ambientet e Kolegjit Universum.

Universum International College-UNI do të vizitohet nga djali i presidentit turk Erdogan,  Necmeddin Bilal Erdogan, njëherit edhe si kryesues i Bordit të Institutit që është pjesë e UNI-it partner, Kirikale University.

Njëherit do të mbahet edhe ceremonia ku Necmeddin Bilal Erdogan do të nderohet me çmimin për “Global Leadership”.

Kjo ceremoni e ndarjes së çmimit do të fillojë nga ora 10:15 dhe do të mbahet në Kampusin në Prishtinë.