Djali i Ronaldinhos do t’i bashkohet Barcelonës
Ronaldinho Gaucho mbetet një nga emrat më të dashur në historinë e Barcelonës. Klubit katalunas do t’i bashkohet edhe djali i tij, Joao Mendes. Lajmin e ka konfirmuar, presidenti i skuadrës katalunase, Joan Laporta. “Ne jemi krenar që të vazhdojmë saga-n Ronaldinho. Djali i tij, Joao dot ë ketë një kontratë me ne, ai është […]
Ronaldinho Gaucho mbetet një nga emrat më të dashur në historinë e Barcelonës. Klubit katalunas do t’i bashkohet edhe djali i tij, Joao Mendes.
Lajmin e ka konfirmuar, presidenti i skuadrës katalunase, Joan Laporta.
“Ne jemi krenar që të vazhdojmë saga-n Ronaldinho. Djali i tij, Joao dot ë ketë një kontratë me ne, ai është i mirë, por ne nuk e dimë nëse do të luaj me Juvenil B fillimisht”.
Joao është vetëm 17-të vjeçar, teksa luan si qendërsulmues dhe sulmues krahu.
Mbetet të shihet nëse ai do ta ketë suksesin sikur babi i tij, Ronaldinho, i cili ka i fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në “Camp Nou”.















