Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se është takuar me Donald Trump Jr., djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në një postim në Facebook, Vuçiq ka theksuar se biseduan për marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së, si dhe për temat aktuale që “ndikojnë në skenën politike dhe ekonomike globale”.

Vuçiq ka shtuar se theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet dy vendeve dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit strategjik në vitet e ardhshme, si dhe projekteve të përbashkëta që mund të realizohen.

“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai gjithashtu ka potencuar se takimi me Donald Trump Jr. është një simbol i angazhimit për forcimin e marrëdhënieve dhe për adresimin e sfidave globale.