Djali sulmon të atin për ta mbrojtur nënën e tij, të dy arrestohen në Rahovec
Babë e bir janë arrestuar në Rahovec, pasi janë përfshirë në një rast të dhunës në familje. Policia e Kosovës ka njoftuar se fillimisht babai kishte kanosur bashkëshorten e tij, më pas djali kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas raportit 24-orësh të policisë, dy të dyshuarit me vendim të […]
Babë e bir janë arrestuar në Rahovec, pasi janë përfshirë në një rast të dhunës në familje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se fillimisht babai kishte kanosur bashkëshorten e tij, më pas djali kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Rahovec / 14.07.2024 – 13:30. Dy meshkuj kosovar (babë e bir) janë arrestuar për shkak se ishin përfshirë në një rast dhunë në familje. Fillimisht babi kishte kanosur bashkëshorten e tij më pastaj djali kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.















