Djegia e flamurit në sheshin “Skënderbej” – Serbia i dërgon notë proteste Shqipërisë

Serbia ka dërguar një notë proteste ndaj ambasadës së Shqipërisë në Beograd në lidhje me djegien e flamurit serb në qendër të sheshit "Skënderbej" në Tiranë, mbrëmjen e 20 nëntorit, gjatë ndeshjes Shqipëri-Ishujt Faroe në Tiranë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Serbia ka dërguar një notë proteste ndaj ambasadës së Shqipërisë në Beograd për djegien e flamurit serb në qendër të sheshit “Skënderbej”, më 20 nëntor, mbrëmjen kur u luajt ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe, në “Air Albania” në kuadër të kualifikimeve të Euro 2024.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë theksohet se incidente të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe kërkohet vënia para përgjegjësisë e autorëve, shkruajnë mediet atje.

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, thuhet në njoftimin e  ministrisë, e cila pret që institucionet kompetente të Shqipërisë të bëjnë gjithçka për të identifikuar dhe ndjekur penalisht autorët, të cilët duken qartë në videon e djegies së flamurit të publikuar nga mediet.

Në notë shprehet pritshmëria që Shqipëria të informojë institucionet e Serbisë për këtë nëpërmjet kanaleve diplomatike brenda një periudhe të arsyeshme kohore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika