“Do ta shpëtoj Llapin”, Bulliqi s’angazhohet për mirëmbajtjen e lumit
”Sikurse shumë resure dhe hapësira që do të duhej të reflektonin bukuritë e komunës tonë edhe lumi Llap tashmë po e tregon të kundërtën. E kjo si pasojë e keqqeverisjes së Podujevës për këto vite. 29 nëntori është shpëtimi i Llapit….”, ka thënë Shpejtim Bulliqi, Kryetar. Kjo video tregon një kritikë të tani, Kryetarit të […]
”Sikurse shumë resure dhe hapësira që do të duhej të reflektonin bukuritë e komunës tonë edhe lumi Llap tashmë po e tregon të kundërtën. E kjo si pasojë e keqqeverisjes së Podujevës për këto vite. 29 nëntori është shpëtimi i Llapit….”, ka thënë Shpejtim Bulliqi, Kryetar.
Kjo video tregon një kritikë të tani, Kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqi të vitit 2020 për mirëmbajtjen e Lumit Llap.
Duke e cilësuar si një dështim të qeverisjes së asaj kohe, Bulliqi deklaronte se “shpëtimi i Llapit” do vinte me të, si kryetar i Podujevës.
Por në katër vite në këtë pozitë, pamjet në terren tregojnë se vetëm kjo, nuk i ndodhi këtij lumi.
Pjesa në qendër të qytetit nga kalon ky lum mbetet kësisoj, me mbeturina e orendi në rrjedhën e tij.
Por, gjendje më e rënduar qëndron edhe në digat e tij pak më larg qendrës, një zonë e cila është shndërruar në një deponi në vete.
E banorët thonë se nga komuna s’pati gatishmëri për të kontribuuar sadopak, në largimin e kësaj deponie ose të paktën në mbylljen e kësaj zone.
”Banorëve iu pengojnë shumë se është helmuese e para, ka nis nga Llapi e ka ardhur deri tek shtëpitë. Është e padurueshme era dhe kur fryen, na vjen deri te shtëpitë. Jem drejtu te komuna, vjet kam shku. Diçka duhet me u ndërmarrë tek njerëzit, se kështu nuk bën. Kërkesa është që edhe ne jemi këtu, këtu jetojmë këtu marrim frymë, frymën e duam të pastër”, ka thënë Haki Abdullahu, banor i Podujevës.
Se qeverisja e LVV-së nuk e trajtoi me prioritet njërin prej asteve më të rëndësishme të Komunws sw Podujevws, e thonë edhe nga kuvendi komunal.
Mirëmbajtje për lumenj nuk pati, por sipas atyre, as eliminim të rrezikut nga përmbytjet jo.
”Pavarësisht premtimeve që u dhanë gjatë fushatës, gjendja mbetet e rënduar. Si në aspektin e ndotjes së ujit dje mostrajtimi i ujërave të zeza që derdhen në lum. Çka shkakton shqetësim është edhe mosrregullimi i shtretërve të lumenjve të cilët në kohën e shirave, janë potencial për rrezik nga vërshimet shkaku i mostrajtimet e tyre. Të katërt lumenj janë në gjendje të rënduar”, ka thënë Naim Çunaku, asamblist i LDK-së.
Televizioni ka provuar të kontaktojë me Drejtorin e Inspeksionit në këtë komunë, Shuajb Blakçori por i njëjti ka qenë i paqasshëm. Njësoj edhe kryetari, Shpejtim Bulliqi.
Mes të tjerash, komuna nuk ka ofruar përgjigje as në emailin zyrtar të saj.















