“Do të arrestoheni”, ish-deputeti serb Dorde Miketiç i reagon kërcënimit të Vuçiqit
Në asnjë formë, qytetarët nuk duan një regjim e qeverisjes se Aleksandar Vuçiqit e që tashmë fuqishëm po e kundërshtojnë. Por si mjet mbrojtjeje ai zgjedhur t’i kërcënojë me arrestime, me theks kundërshtarët politik. I kërcënuar ndihet edhe ish-deputeti serb Dorde Miketiç. Ai thotë se “do të arrestohemi, ndoshta do ta pësojmë më keq”. Gjatë […]
Në asnjë formë, qytetarët nuk duan një regjim e qeverisjes se Aleksandar Vuçiqit e që tashmë fuqishëm po e kundërshtojnë. Por si mjet mbrojtjeje ai zgjedhur t’i kërcënojë me arrestime, me theks kundërshtarët politik. I kërcënuar ndihet edhe ish-deputeti serb Dorde Miketiç. Ai thotë se “do të arrestohemi, ndoshta do ta pësojmë më keq”.
Gjatë një lidhje direkte në EuroneWs Albania, ai theksoi se shteti po shkërmoçet e po shkon drejt një sistemi të paralizimit.
Ai u pyet edhe për kërcënimin që bëri Vuçiq.
“E dimë këtë. Nëse dështojmë, të gjithë do të arrestohemi, ndoshta do ta pësojmë më keq. Për shumë njerëz kjo nuk është frikë, por forcon instinktin për të vazhduar më tej, instinktin, instinktin për mbijetesë dhe për një jetë më të mirë për fëmijët tanë, për studentët. Është diçka që Vuçiq nuk e kupton. Nuk kupton se ky vend ka nevojë të bëhet demokratik dhe dinjitoz dhe kjo ndjesi e qytetarëve është shumë më e madhe se ajo që ndjenë Vuçiq si një politikan i korruptuar që është. Ne shpresojmë që nuk do të kthehemi si Bjellorusia, por presim që të bëhemi një vend evropian sa më shpejtë”, ka thënë Miketiç.















