Do të restaurohet shtëpia ku lindi Faik Konica në Greqi

Shtëpia e lindjes së Faik Konicës, në Konicë të Greqisë, do t’i nënshtrohet restaurimit. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, e bëri të ditur lajmin pas një takimi me ministren greke të Kulturës, Lina Mendoni, në Prespë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhe njoftoi se punimet pritet të fillojnë së shpejti. Sipas tij, Ministria e Kulturës së Greqisë ka konfirmuar se banesa ka marrë statusin e objektit me vlerë historike dhe kulturore, ndërsa financimi për restaurimin është siguruar.

Njoftimi pason raportimin e Euronews Albania për gjendjen e rënduar të godinës, e cila prej vitesh ka mbetur pa përkujdesje, me mure të dëmtuara dhe e mbuluar nga shkurret.

Beqir Potka, një nga 17 filantropët shqiptarë që kontribuuan për kthimin e eshtrave të Konicës në Shqipëri, kishte kërkuar restaurimin e shtëpisë dhe shndërrimin e saj në muze. Në një prononcim për Euronews Albania, ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar financiarisht, së bashku me miqtë e tij dhe komunitetin shqiptar në SHBA.

Në takimin mes Gonxhes dhe Mendonit u diskutua edhe kthimi në Shqipëri i dy objekteve arkeologjike nga Butrinti, të sekuestruara në Greqi që prej vitit 2002, si dhe bashkëpunimi për restaurimin e Kishës së Shën Nikollës në Mesopotam dhe të pasurive të tjera kulturore.

Bashkëpunimi përfshin gjithashtu projekte arkeologjike në Finiq, restaurimin e ikonave dhe trajnimin e restauratorëve shqiptarë në Selanik.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika