Dobitë e trajtimit me stimulim transkranial magnetik për shëndetin mendor

Psikiatri Bujar Berisha në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini

Këtë javë në emisionin “Jeto” me Xheneta Asllanin në Radio Dukagjini, u diskutua lidhur me trajtimin e shëndetit mendor, me anë të metodës me stimulim transkranial magnetik.

I ftuar në pjesën e bisedës ishte psikiatri Bujar Berisha, i cili deklaroi se trajtimi në shëndetin mendor bëhet në 3 dimenzione kryesore, ai biologjik që ka të bëjë me funksionimin e trurit, psikologjik që ngërthen traumat, streset, ankthet, si dhe social që nënkupton jetën e përditshme.

Berisha deklaroi se metoda e stimulimit transkranial magnetik është metodë jo invazive që ka të bëjë me rregullimin biologjik të qelizës nervore. Një terapi bashkëkohore që është aprovuar si e tillë për më shumë se 15 vjet, ka për qëllim që përmes valëve magnetike të kalohet në sistemin nervor për të moduluar, për t’i dhënë funksion qelizës nervore, që ajo ta rimerr funksionin dhe kryejë detyrën e saj.

Psikiatri nënvizoi se njerëzit çdo ditë vrasin qeliza nervore, përmes përdorimit të medikamenteve, alkoolit, drogave, stresit, gjëndjes së rënduar emocionale e arsyeve tjera. Por sipas tij, meqënëse ka me bollëk qeliza, një pjesë e tyre janë në gjumë, e përmes metodës së stimulimit me valë magnetike, qelizat e fjetura marrin funksionin e qelizave të vdekura. Kur rimerret funksioni, njerëzit ndihen shumë më mirë në lëkurën e tyre, shtohet disponimi, bëhen emocionalisht të qëndrueshëm, nuk kanë ankth e stres, pra funksionojnë si kanë funksionuar më herët.

Berisha ka theksuar se kjo metodë e trajtimit të shëndetit mendor, nuk ka pasur rezultat në sëmundjen e skizofrenisë, mirëpo në probleme tjera si anth, depresion, çrregullim personaliteti, vartësi në ilaqe e drogëra, çrregullimet e ngrënies – anoreksia e bulimia, ka pasur rezultate shumë të mira dhe premtuese, duke tejkaluar 70% të trajtimit të suksesshëm të individëve, që është një përqindje mjaft e lartë.

Metoda me stimulim transkranial magnetik është një metodë që zgjat 20 deri në 30 minuta për seancë, mirëpo për të pasur sukses psikiatri sygjeron se duhet bërë 20 deri në 30 seanca, 5 të tilla në javë me 2 ditë pushim. Ai thekson se pas javës së tretë, njerëzit fillojnë rikuperimin dhe shohin ndryshime signifikante në gjëndjen e tyre.

Shija e redaktorit

Tenori Ramë Lahaj do të sjellë në Kosovë yjet e...

Festivali “RLIOF” në edicionin e tretë do të sjellë në Prishtinë yjet e operës botërore, këtë e ka bërë të ditur tenori me famë...

Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë

Këngëtarët e njohur, Ricky Martin dhe Enrique Iglesias, do të performojnë në Tiranë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Enrique...

Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”. Osmani ka thënë se me veprat shkrimtari Kadare...

Të fundit nga rubrika