Dobra: Koeficienti caktohet nga Ministria e Financave

Numri dy në ministrin e Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra ka sqaruar se ligjin e pagave e kanë ndërtuar në bazë të rekomandimeve të aktvendimit të Gjykatës Kushtetues. Tutje ai ka sqaruar se koeficienti përcaktohet nga Ministria e Financave

Zëvendëministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka treguar se projektligji i pagave është ndërtuar mbi parime, dhe ata janë duke krijuar një sistem i cili më herët nuk ka ekzistuar.

Dobra ka theksuar se koeficientët nuk i përcakton Ministria e Punëve të Brendshme, por Ministria e Financave.

“Nuk e di a ulët apo rritet se koeficientin e cakton Ministria e Financave, në ligjin për buxhetin i cili do të shkojë tutje në muajin tetor nuk mund të japim një vlerë sepse dhe Ministria e Financave është duke punuar për buxhetin e vitit të ardhshëm”, ka thënë Dobra në emision “FIVE” të RTV Dukagjini.

Më tej, ai ka treguar se si është bërë dallimi nga koeficienti në koeficient, që sipas tij, “E kemi një aktvendim të Gjykatës Kushtetuese e cila ka thënë se duhet të kemi parasysh institucionin në të cilën zyrtari është në punë, kualifikimin dhe natyrën e punës”.

Sipas tij, këto janë tri kriteret bazë që janë marrë parasysh.

“Ne jemi duke ndërtuar një sistem në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të jetë një hierarki, që posti presidentit është në maje të shtetit, në bazë të hierarkisë dhe nuk mund të vendosim kryeministrin asnjë ministër mbi atë pozitë’, ka theksuar ai.

Tutje ai ka theksuar se janë marrë me ndërtimin sistemit dhe kurrsesi me emër përvetshëm, e me pozita të caktuar sipas tij vetëm e kanë krijuar një sistemi të pagave.

Shija e redaktorit

BE dorëzon progres-raportin, Rama: Dokumenti më i mirë ndërkombëtar për...

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ka thënë se plani për të mbyllur të gjithë kapitujt e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit...

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Të fundit nga rubrika