Dobra: Vlera e koeficientit caktohet në ligjin për buxhetin e pagave

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar projektligjin për pagat në sektorin publik, ndërsa zëvendësministri i Brendshëm, Bardhyl Dobra, ka theksuar se së shpejti amendamentohet edhe ligji për buxhetin dhe kuptohet vlera e saktë e koeficientit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra

Zëvendësministëri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bardhyl Dobra, ka deklaruar se vlera e koeficientit për paga caktohet në ligjin për buxhetin e pagave.

“Deputetët e kuvendit kanë mundësin që në çdo moment të bëjnë amendamente për ligje, së shpejti amendamentohet edhe ligji për buxhetin dhe kuptohet vlera e saktë e koeficientit. Vlera e koeficientit do të caktohet në ligjin për buxhetin”, ka deklaruar Dobra.

Ndërsa, se si do të bëhet kjo, ai ka thënë se në ligjin për buxhetin tashmë është një shumë që është ndarë për pagat, 745 milionë euro, e cila sipas tij, është 100 milionë më shumë sesa për vitin 2022.

“Ligji për pagat në sektorin publik po ndërton për herë të parë në Kosovë një sistem të pagave, pra ta kemi parasysh që sot kemi një sistem të ri, por deri më sot i kishim afër 60-të akte të ndryshme që rregullonin pagat sektorin publik, kishim 170 lloje të ndryshme të shtesave, pra kemi qenë në një situatë kur në një mënyrë arbitrare pa asnjë kalkulim pas asnjë analizë janë caktuar shtesa të ndryshme”, është shprehur tutje ai.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, ka deklaruar se akoma nuk e dinë vlerën e koeficientit të pagave, edhe pse është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, Ligji për Pagat në Sektorin Publik.

Imer Zeqiri – kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës i ftuar në emisionin FIVE

“Realisht kjo ka qenë kërkesë që nga fillimi, që vlera e koeficientit të dihet, pra ka qenë kërkesë nga punëtorët, dhe pres që kjo të sqarohet nga zëvendësministri Dobra”, ka thënë Zeqiri.

Sipas tij, është e pakuptimtë të bëhet miratimi i Ligjit të Pagave, pa u caktuar koeficienti i vlerës monetare.

Po ashtu, Dobra në emisionin “FIVE“, ka thënë se presidentja e ka koeficientin më të lartë në Kosovë, e që është 18-të, ndërsa nuk ka treguar se sa do të jetë një koeficient në vlerë monetare, por ka deklaruar vetëm se një koeficient është baraz me shifrën që do të caktohet së shpejti në ligjin për buxhetin.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika