Marka e automjeteve, Dodge, së fundmi ka nxjerrë për herë të dytë konceptin e tij të dytë  elektrik “Charger Daytona”, por këtë herë ky koncept ishte i lyer në Stryker Red dhe ishte i veshur me rrota 18 inç me fibër karboni.

Po ashtu, Dodge ka detajuar linjën e “Charger Daytona”, me modelin bazë me 340 distinktivë, i cili prodhon 455 kuaj fuqi dhe modelin e nivelit të dytë 440 me distinktiv që prodhon 590 kuaj fuqi.

Koncepti i dytë i “Dodge” do të ketë dhe një SRT Banshee me specifikë të lartë që përdor një sistem elektrik 800 volt, kundrejt një konfigurimi 400 volt në modelet më të ulëta, transmeton “caranddriver”.

“Charger Daytona”

Dodge nuk ka dhënë detaje sa i përket numrit të motorëve elektrikë që do t’i ketë “Daytona Charger SRT”.

Modeli më i ulët i cili quhet 340 për fuqinë në kilovat prodhon 455 kuaj fuqi, ndërsa hapi tjetër në rritje, 440, sjell 590 poni. Sidoqoftë, të dy modelet ofrojnë dy opsione të përmirësimit të kuajfuqive, të quajtura “eStage 1 dhe 2”, si blerje përmes ajrit nga krahu i Dodge’s Direct Connection.

Marka e automjeteve Dodge nuk ka specifikuar as se modelet  “eStage 1 dhe 2” do të përkthehen në prodhim, me Daytona SRT.